“Fushatës politike të kësaj garniture të vjetërsuar sonte çuditërisht i është bashkangjitur edhe armiku i përbetuar i shqiptarëve – Serbia. Në një deklaratë të Presidentit Aleksandër Vuçiç, ku i del në ndihmë kreut të BDI-së Ali Ahmeti tregon qartë se ata bashkëpunojnë edhe me shtetet që vranë, e prenë shqiptarë të pafajshëm vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre.
Me vet faktin që Presidenti Serb, përmend frikën e Ahmetit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e ditur se ai jep mbështetje forcave progresiste opozitare shqiptare me orientim të pastër perëndimor dhe Amerikan, tregon se ndryshimi është afër dhe se BDI dhe Ahmeti aleat të vetëm kanë Serbin dhe Vuçiçin, duke u’a kthyer shpinën të tjerëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, sipas së cilës ky qëndrim i kreut të Serbisë tregon qartë pse BDI, së bashku me Bujarin, Artanin dhe Aliun mbronin idenë e “Open-Ballkanit”.
“Lëvizja BESA ndjehet edhe njëherë shumë krenare dhe ballë hapur para shqiptarëve, që kundërshtoj fuqishëm planet serbe (së bashku me argatët shqiptar) që dëshironin të krijojnë një “mini-Jugosllavi” të re pa BE-në brenda”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.