Lëvizja Demokratike: Të ndërpritet presioni i turpshëm politik i Grubit ndaj kryetares së Gjykatës Supreme përmes portaleve të tij

Sot do t’ju paraqesim dëshmi që do të vërtetojnë edhe një herë se ne e flasim të vërtetën.

Portalet Index.mk dhe Desk.mk këto ditë po zhvillojnë një fushatë të turpshme negative kundër kryetares së Gjykatës Supreme zonja Besa Ademi, e cila para së gjithash dhe mbi të gjitha është një grua e respektuar.

Pse? Sepse ajo nuk dëshiron të propozojë dhe miratojë një mendim me të cilin Gjykata Supreme do t’i ringjallë abolimet e ish-presidentit Gjorge Ivanov.

Cili është qëllimi? BDI me çdo kusht ta kthejë Nikolla Gruevskin nga Budapesti. Jo për shkak të BE-së, por për shkak të interesave të ngushta partiake. Ata po shkojnë kundër partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

Suspendimi i sundimit të ligjit është një ndër vërejtjet kryesore të Raportit më të keq për përparimin e Maqedonisë së Veriut në BE. BDI dhe LSDM, të cilat paraqiten si Fronti Evropian, në fakt janë frenuesit kryesorë të perspektivës evropiane të vendit tonë.

Këtu janë dëshmitë:

Portalet Index.mk dhe Desk.mk janë pronë e drejtorit aktual të Lotarisë Shtetërore dhe krahut të djathtë të Artan Grubit, kurbanit Përparim Bajrami, emri i të cilit kohëve të fundit është lidhur me shumë afera kriminale.

Publikisht pyesim, a gjinden zyret e portaleve të lartëpërmendura në objektin e Ministrisë së Artan Grubit dmth Ministrinë për Sistem Politik?

A ka ndonjë provë më të fortë se kjo se arsyeja e raportit më të keq të BEsë për Maqedoninë e Veriut është BDI.

Ata me veprimet e tyre tinzare po definitivisht po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë dhe shtetin juridik!

Ta kesh gojën plot me BE dhe nga ana tjetër të koketoni me Gruevskin, është manipulim i rëndë dhe nënvlerësim i inteligjencës së shqiptarëve. Prandaj, në zgjedhje e ardhshme qytetari shqiptar do e dënojë rëndë këtë politikë qyqare.
Do të jepni llogari! Askush nuk mund të jetë më i fortë se shteti i së drejtës, barazia para ligjit dhe siguria juridike.

Ndryshimi po vjen!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0LKCfViJNM8p5RdVrfgSCdYHLZdz1hb8of2zfmHYBHDyekCrWRHCMh1EKRhXvnhLEl&id=100094760417703&mibextid=Nif5oz