Liderët e opozitës shqiptare të bashkuar kundër BDI

Gjatë vizitës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit tre liderët e Frontit opozitar shqiptar kryetarët e Alternativës, Besës dhe Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti realizuan kafe-takim me qytetarët që është i pari i këtij lloji dhe do të bëhet tradicional. Me këtë rast tre liderët e Frontit opozitar shqiptar për mediat deklaruan:

Liderët e opozitës shqiptare të bashkuar kundër BDI

Gjatë vizitës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit tre liderët e Frontit opozitar shqiptar kryetarët e Alternativës, Besës dhe Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti realizuan kafe-takim me qytetarët që është i pari i këtij lloji dhe do të bëhet tradicional. Me këtë rast tre liderët e Frontit opozitar shqiptar për mediat deklaruan:

Koalicioni qeveritar për çështjen e zgjedhjeve po sillet si një fëmijë i llastuar që mendon se nëse topi është përkohësisht në duart e tyre mund ta kushtëzojë. Kjo qeveri është e delegjitimuar, qytetarët mezi po presin zgjedhjet dhe t’i largojnë zyrtarisht nga qeveria. Sa më shpejt të vetëdijësohen, aq më mirë për vendin. Çdo kundërshtim i mëtejshëm do të krijojë potencial për një krizë kushtetuese që do të ketë pasoja shumë të dëmshme në afat të mesëm. Prandaj, BDI dhe LSDM duhet të kuptojnë dhe të pranojnë se nuk janë më në gjendje të diktojnë se çfarë do të ndodhë. Ata do t’i humbin zgjedhjet në një mënyrë ose në një tjetër. Çështja është vetëm se sa do t’i torturojnë qytetarët para se të përballen me realitetin e tyre të ashpër. Për ne prioriteti numër një është krijimi i parakushteve për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Siç kemi disa informacione, Bujar Osmani ka tentuar të keqpërdor kryesimin e OSBE-së për të ndikuar në vendimin për numrin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Ne po e bëjmë të qartë se ne e dimë saktësisht se çfarë ata janë të gatshëm të bëjnë në përpjekje për të mbrojtur pasurinë e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme. Ne jemi duke zhvilluar një strategji serioze për t’u përballur me çdo abuzim të mundshëm. Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Merrni parasysh se deputetët Fadil Zendeli dhe Safije Sadiki Shahini kanë paraqitur një iniciativë konkrete për të plotësuar vendin tonë si anëtar i KSHZ-së, ndaj kërkojmë që deputetët e BDI-së dhe LSDM-së të mos gjenë arsye për ta vonuar atë apo për të shmangur përmbushjen e këtij obligimit ligjor me interpretime irracionale. Sa i përket zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë apo të ndara, mendojmë se është krejtësisht joracionale të bëhen shpenzime të dyfishta, por duam të dëgjojmë argumentet e BDI-së dhe LSDM-së me të cilat do ta mbrojnë këtë qëndrim joracional para qytetarëve. Megjithatë ne jemi të përgatitur për të dy skenarët.

Me këtë rast dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë që po e pengojnë aventurën e BDI-së për ta kthyer Gruevskin në Shkup për momentin. Gjykata Supreme, për çështjen e abolimeve të Gjorge Ivanovit, tregoi integritet dhe i rezistoi presionit politik. Megjithatë, apelojmë për vigjilencë, sepse si çdo i dëshpëruar tjetër, edhe BDI-ja nuk do të heq dorë nga kjo iniciative!

Burimet tona thonë se BDI-ja ka kohë që është dorëzuar nga ndryshimet kushtetuese dhe se e vetmja arsye që kaq shumë angazhohet për kthimin e Gruevskit është që të bëjë pazar me kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Ata shpresojnë se Gruevski do t’u sigurojë pozitë edhe nëse i humbin zgjedhjet, që të krijojnë një qeveri të gjërë për të cilën do të negociojnë edhe me deputetët e LSDM-së.

Ka ardhur koha të dëgjojnë mesazhet edhe të ministrave të Aleancës për Shqiptarët. Edhe opozita është për njerëz.
Për gjithë këto skandale, shqiptarët BDI-së denimin do t’ia japin në zgjedhje!
Nuk ka falje për flirtimin me Gruevskin, i cili është politikani që jo vetëm i bëri keq popullit shqiptar, por si kryeministër me antikuizimin e largoi vendin nga BE-ja.
Është hipokrizi e paparë kjo tentativë e BDI-së të manipulojë opinionin se kinse Gruevski do të na sjellë vlerat e BE-së nga Budapesti.

Duke pasur parasysh faktin që ambasadori holandez na tha qartë se shoqëria jonë është e helmuar nga korrupsioni sistemik dhe pa e zhdukur këtë të keqe nuk kemi çfarë të kërkojmë në BE, konsiderojmë se në këtë format është mirë të deklarojmë qartë këtë si vijon. Si Opozitë e Bashkuar Shqiptare kemi të paktën tre kushte themelore për pjesëmarrje në koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare. Të gjitha kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese.
Kushti i parë është përparimi ynë drejt BE-së. Nuk bëjmë kompromis me këtë. Nuk do të bëjmë koalicion me forcat e tjera politike që nuk janë të gatshme ta çojnë seriozisht këtë proces që duhet të përfundojë me anëtarësimin e plotë në BE.
Kushti i dytë është miratimi i Amendamentit Kushtetues për të parandaluar parashkrimin e ndjekjes penale për keqpërdorimet e kryera nga personat e zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe lokal. Është kusht i domosdoshëm për luftën reale dhe joselektive kundër korrupsionit dhe hapi i parë për ndryshimin e mentalitetit të partive politike në ushtrimin e pushtetit. Të gjithë ata që pasurohen në kurrizin e popullit do të duhet të përgjigjen.
Kushti i tretë është fshirja e formulimit të turpshëm kushtetues për gjuhën shqipe. Është e palejueshme që një popull konstituiv siç janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ta përshkruajë gjuhën e tyre amtare me përqindje. Është koha e fundit t’i lëmë pas politikat retrograde që na ndajnë në vend që të na afrojnë më shumë.

Në pyetjen gazetareske se promovoheni si opozitë e bashkuar por megjithatë ende nuk keni vendime partiake për bashkëpunim opozitar, Fronti opozitar shqiptar deklaroi: “Shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë se në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga partitë tona, do të mbajnë takimet e tyre të brenshme, ku presim të mirren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive tona opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me rradhë. Ne veçse kemi punuar në këtë drjetim, por duhet të presim miratimin nga organet e partive. Pra, pasi këto vendime të kalojnë zyrtarisht në organet tona, mediat dhe opinioni do të njoftohen dhe rrjedhimisht nga java e ardhshme do të kemi mundësi të zyrtarizojmë koalicionin tonë. Shkurt e shqip, prej të hënës e andej disa njerëzve dhe subjekteve do t’i prishtet komoditeti sepse do të ndjenjë rrufen që po vjen, por për shqiptarët do të lind shpresa e ndryshimit”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02JYD2D9AvMD3kHbztHzCLsRPYdn5HXG6d35sVG16LSLLEYCL16coeyrKhmbN3CGMfl&id=100094760417703&mibextid=Nif5oz