Lidhja Europiane për Ndryshim: Liderët e Lidhjes u pritën nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj

Lidhja Europiane për Ndryshim: Liderët e Lidhjes u pritën nga Presidenti i Shqipërisë z.Begaj

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot, në Tiranë, realizuan takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në këtë takim miqësor e konstruktiv u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe marrëdhëniet mes forcave intelektuale dhe politike në vendet tona, gjithë kjo me synim për përmbushjene aspiratave të kombit shqiptar për integrim në BE.

 

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe rrethanat dhe zhvillimet aktuale politike, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shtet e rajon në raport me zhvillimet gjeopolitike dhe në raport me integrimin. Gjithashtu liderët shfrytëzuan mundësinë që të ndajnë me Presidentin disa nga prioritetet e Lidhjes për integrimin europian dhe luftën kundër korrupsionit, që janë arsyeja më e madhe për migrimin e madh të qytetarëve. Sipas tyre, këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024.

 

Presidenti Begaj përshëndeti angazhimin e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe inkurajoi që aspiratat shqiptare kundrejt integrimit në BE të jenë kryetema e angazhimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.” thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Vt7wYwkXJBHEFLcwJENPPEwqaGqEEHiEbXW8ovaCcFic1bf9f4DD6HdK25Ekz1Wgl&id=61554153505729&mibextid=Nif5oz