Luboteni 10 vjet pa ambulancë, për një kontroll mjekësor duhet të udhëtojnë deri në qytet

Dyer dhe dritare të thyera. Në këtë gjendje është tash e sa vite ambulanca në Luboten të Shkupit.

Objektin e kanë, por jashtë funksionit. Kanë rreth 10 vite pa mjek amë.

“Gjendemi  tek ambulanca e Lubotenit dhe dera është e mbyllur me vite të tëra, pra siç po e shihni gjendja e këtij objekti është i shkatërruar nga brenda, ndërsa banorët e këtij fshati për kontrolle mjekësore detyrohen të shkojnë në vendbanime të tjera”, raporton Fazile Halili, gazetare e TV21.

Lubotenasit treguanpër TV21 se për një kontroll mjekësor udhëtojnë deri tek ambulanca më e afërt, që i bie të jetë ajo e Çairit.

-Qe sa kohë nuk punon ambulanca në Luboten?

-Gati 10 vite nuk punon edhe më shumë.

-Pse?

-Pas luftës e këndej 20 vite sa ka. Nuk kemi ambulancë, është një e vjetër që ka qenë edhe ajo nuk është në funksion, është e pa rinovuar.

-Ku shkoni për kontrolle mjekësore?
-Në qytet. Normal që është vështirë sepse ka pleq ke njerëz të sëmurë, ka ndonjë nuk ka se me çfarë ta dërgojë

-Ambulanca nuk punon ka 10 vite, 7-8 vite të plota.

-Ju ku shkoni për kontrolle?

-Shkojmë në qytet, në Çair më së shumti në Çair shkojmë. Këtu duhet të ketë ambulancë, duhet të ketë stomatolog, laborator, duhet të jenë të gjitha që duhen, vetëm për një injeksion këtu nuk qëndrojnë, shkojnë teposhtë të gjitha i marrin. Po të jenë të gjitha këtu, por tani nuk ka.

-Ka prej 8 deri në 10 që nuk funksionon, se klientët ikën.

-Ku shkoni ju për mjekime?

-Shkojmë në Bit Pazar, spitalin e shtetit, të qytetit, se këtu kemi dalë një recetë e kanë shkruar dhe ti përsëri është dashur të shkosh në qytet, kur të shkoj në qytet më i kryej të gjitha punët!

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk morëm ndonjë përgjigje rreth kësaj çështjeje.

Përndryshe Luboteni ka rreth 3500 banorë.