Lufta e çipeve SHBA-Kinë, Amerika e alarmuar nga teknologjia RISC-V

Firmat Amerikane si Qualcomm dhe Alphabet(Google) kanë përqafuar RISC-V por në të njëjtën kohë edhe shumë kompani Amerikane.

Një grup ligjvënësish Amerikan kërkuan nga administrata Biden më shumë informacion rreth planeve për t’ju përgjigjur përdorimit në rritje të teknologjisë RISC-V të dizajnit të çipeve, një zhvillim që po shihet me shqetësim nga Dhoma e Kongresit.

RISC-V, referuar edhe si “risk five”, është një teknologji open-source e cila konkurron me teknologjitë e kushtueshme zhvilluar nga kompani të dizajnit të gjysmëpërçuesve ARM dhe Intel. Mund të përdoret si komponent kyç në çdo gjë nga çipet për smartfonët tek çipet e avancuara për inteligjencën artificiale.

Firmat Amerikane si Qualcomm dhe Alphabet(Google) kanë përqafuar RISC-V por në të njëjtën kohë edhe shumë kompani Amerikane.

Muajin e kaluar u raportuar se të paktën katër ligjvënës Amerikan me influencë e shohin përdorimin e teknologjisë në fjalë nga Kina si një kërcënim potencial sigurie për shkak se RISC-V nuk kapet nga sanksionet Amerikane të vendosur për parandalimin e transferimit të teknologjisë së çipeve në Kinë.

Tashmë një grup i gjerë prej 18 ligjvënësish ku përfshihen edhe 5 demokratë kërkuan të dinë nga administrata Biden se çfarë planesh ka për të parandaluar Kinën të fitojë dominim në teknologjinë RISC-V dhe përdorur atë në dëm të interesave politike dhe ekonomike Amerikane.

Në mesin e ligjvënësve janë Kryetari i Republikanëve, dhe një Demokrat nga Komiteti për Kinën në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe ligjvënës demokratë nga Nju Xhersi, Florida, Miçigan dhe Indiana. Ata gjithashtu kërkuan nga Biden të dinë sesi mund të aplikohet një urdhër ekzistues ekzekutiv për tu kërkuar kompanive Amerikane që të marrin një licencë eksporti përpara se të punojnë me kompanitë Kineze në teknologjinë RISC-V.

“Ndërsa përfitimet e bashkëpunimit open-source në RISC-V premtojnë avancime të mëdha për industrinë e gjysmëpërçuesve Amerikanë, është e pranueshme vetëm në rastin kur kontributorët punojnë me qëllimin e vetëm të përmirësimit të teknologjisë dhe jo të ndihmojnë objektivat teknologjik dhe gjeopolitik të Kinës,” thuhej në letrën e ligjvënësve.