Manchester City bie në vendin e katërt me humbjen nga Aston Villa

Manchester City ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë ishte e dobët për të dy skuadrat, që nuk arritën të krijonin raste serioze për gol, duke shkuar në pushimin mes pjesëve.

45 minutat e dytë ishin me ritëm më të lartë, ndërsa vendasit ishin më kërkues.

Skuadrës së Unai Emery iu mohua një penallti në minutën 62-të, me gjyqtarin që sinjalizoi se loja duhej vazhduar.

Por, vendasit nuk i humbën shpresat dhe shënuan golin e fitores në minutën e 74-të, kur Leon Bailey arriti të mposhte Edersonin.

Pas javës së 15-të, Aston Villa është ngjitur në vendin e tretë me 32 pikë, dy më shumëse Manchester City, me këta të fundit që në xhiron e 16-të takohen me Lutonin.