Sipas rezultateve zyrtare të KSHZ, në zgjedhjet parlamentare të djeshme VLEN-i në Çair ka fituar 13 570 vota kurse Fronti Europian ka fituar vetëm 11 032 vota.
Do të thotë bëhet fjalë për një diferencë prej 2538 vota që ishin vendimtare që VLEN në njësin 1 të dalë fituese kurse në njësin zgjedhore 2 të ketë një sukses relativisht të mirë duke fituar 3 deputet.
Konkretisht në vendvotimet që janë pjesë e njësis 1 zgjedhore, VLEN-i në Çair ka fituar 8 563 vota kurse Fronti Europian 6 160 vota.
Kurse në vendvotimet që janë pjesë e njësis 2 zgjedhore, VLEN-i në Çair ka fituar 5 007 vota kurse Fronti Europian 4 872 vota.
Përndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Bujar Osmani nga Fronti Europian fitoi 10 999 vota kurse Arben Taravari 9 618 vota.
Dhe pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, aktivist të Frontit Europian bashk me Artan Grubin para Komunës së Çairit me valixhe në dorë kërkuan dorëheqjen e Izet Mexhitit.