Mexhiti: Gjysma e aksioneve të kompanive shtetërore do t’i shpërndahen qytetarëve

VLEN parashikon kthimin e 49 për qind të aksioneve nga kompanitë shtetërore në duart e qytetarëve. Bartës i listës në zonë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti tha se gjysma e aksioneve të kompanive shtetërore do t’i shpërndahen qytetarëve, përkatësisht nga 10 mijë euro për individ të cilat do rrisin kapitalin e secilës familje.

“Një ndër masat ekonomike që do të ndërmerren do të jetë vendosja e ndërmarrjeve shtetërore në dorë të qytetarëve. Ne do t’ia shpërndajmë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë 49 për qind të aksioneve të ndërmarrjeve shtetërore me vlerë prej 10.000 euro për secilin individ. Këto do të mund të shiten në treg dhe do të sjellin dinamikë të re ekonomike për secilin familje por do të mundëson edhe futjen e kapitalit privat në këto ndërmarrje”, tha Izet Mexhiti, Kandidat për deputet i VLEN.