Mexhiti nga Gërçeci: Zhvillimin e fshatrave do ta kemi si prioritet e me këtë edhe domosdo të japim mbështetjen e parezervë të bujqve

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti qëndroi në fshatin Gërçec ku takoi fshatarët të cilët merren me kultivimin e agrumeve të ndryshme.

Postimi i plotë si në vijim:

“Sot kisha kënaqësinë të qëndroj në fshatin Gërçec, ku edhe takova fshatarët të cilët merren me kultivimin e agrumeve të ndryshme. Biseduam për shumëçka, por ndaluam tek problemet që hasin ata me plasmanin e prodhimeve të tyre por edhe vështirësitë e tjera që hasin te tregu i mallrave ku edhe bëhet dorëzimi i prodhimeve. Folëm edhe për nevojën e subvencionimeve që janë të domosdoshme si masë. Ajo që sot u zotova gjatë bisedës me nikoqirët e mi të Gërçecit është se pikërisht zhvillimin e fshatrave do ta kemi si prioritet e me këtë edhe domosdo të japim mbështetjen e parezervë të bujqve që sado pak të ndihmojmë në rritjen rendimenteve të tyre.” – tha Mexhiti

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=954213636083888&id=100044857800537&rdid=jCdJRY1BEwY0q5bM