Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, i pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët ka bërë ndodnjë ndryshim me hyrjen e saj në Qeveri, tha se ASH hyr në Qeveri në momentin kur LD me tre deputetë dhe Alternativa dolën nga Qeveria.
“Ata thanë se po hyjmë në Qeveri për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Kalojë koha, po përmbyllet periudha dhe po shihet që duke pretenduar që kanë hyrë për ndryshimet kushtetuese në fund do të dale se do jenë shpëtimtarë të kthimit të Gruevskit. Ndryshime kushtetuese nuk ka, ndryshime reale nuk ka. Është qesharake ministri i drejtësisë, ndryshimi i Kodit Penal përgatitet në ministrin e drejtësisë si resor komentet dhe ky nuk është këtu është në rrugë dhe thotë se këtë e ka bërë zv/ministri”, deklaroi Izet Mexhiti.
Ai tha se pa lejen e ministrit propozim ligji nuk mund të shkon as në arkivin e ministrisë./tvshenja