Mexhiti prezanton prurje të re avokatin Strugan në Lëvizjen Demokratike

Kryetari i Lëvizjes Demokratike në profilin e Tij facebook prezanton prurje të re në Lëvizjen Demokratike nga Struga transmeton bashke.tv

Postimi i Tij i plotë:

“Lëvizja Demokratike gjithnjë e më shumë po i pasuron radhët me kuadro tejet profesionale, të respektuara e të pastra. Nga sot Lëvizjes Demokratike ju bashkangjit avokati i mirënjohur nga Struga Ardian Demiri.

Ardiani me vete sjell bagazh profesional thuajse 20 vjeçar në fushën e jurisprudencës dhe është mirë i njohur për opinionin e gjërë si një profesionist i dëshmuar. Në fakt Ardian Demiri do të jetë edhe koordinator i Lëvizjes Demokratike për Strugën.

Lëvizja Demokratike do të jetë gjithmonë e hapur për kuadro cilësor, profesional e të pastër.

Ndryshimi po vjen!” – shprehet Mexhiti

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0wYXWgk9YhNh2TpcZGFi46zgGjk5gWN6wZCtZgU3H1J9i6F65ASbZWdUzHgXSzkRFl&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz