Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut z. Izet Mexhiti sot priti në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, transmeton bashkë.tv
Kreu i LD-së Izet Mexhiti, në profilin e tij në facebook tha se:
“Sot kisha nderin në Shkup ta takoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Aktualiteti politik ka qenë në mesin e temave që diskutuam si dy bashkëbisedues, ndërkohë që duke patur parasysh edhe faktin që kam udhëhequr një nga Komunat tejet të rëndësishme për shqiptarët- Çairin, Hysenin e njoftova edhe me përvojat në zhvillimin e politikave të mirëfillta lokale.” – thotë kreu i LD-së Izet Mexhiti