Mexhiti: Shokët e Gruevskit dhe dostat e Menduh Thaçit në panik nga humbja

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një porosie në rrjetet sociale ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së.

“Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së! Dhe prap me Çairin dhe qytetarët e Çairit merret, sepse, siç thonë, ku dhemb dhëmbi – shkon gjuha! Nuk më habisin konstruksionet shpifëse të shokëve të Gruevskit dhe dostave të Menduh Thaçit, sepse ato janë pasojë e panikut nga humbja që do t’i deklasojë nga politika me 24 prill dhe 8 maj.

Por, për ju banorë të dashur të Çairit tim, për ju qytetarë të komunës të cilën Gebelsi me qëllim dhe me strategji e ka izoluar nga çdo investim i qeverisë, kam për obligim ti them disa fjalë:

E para, kur ata më akuzojnë mua për korrupsion, direkt më vjen ndërmend Qendra Tregtare Soravia, qe u bë pronë e Drin Ahmetit;

Kur ata më akuzojnë per veprime të paligjshme, më kujtohen kompanitë e djalit, nipit, dhëndrrit dhe familjarëve të tjerë të klanit Ahmeti që kontrollojnë çdo tender të mundshëm që ndajnë institucionet e pushtetit;

Kur tregojnë me gisht kah Çairi dhe guxojnë të flasin për korrupsion, para sysh më dalin kazinotë, bastoret, VLT aparatet dhe, kuptohet, tenderet miliona euroshe të cilat po ju sjellin para të pista pushtetarëve të BDI-së;

Megafonet e Gebelsit të BDI-së flasin për mua dhe Çairin sepse e dijnë fort mirë se pikërisht këtu, në bastionin e dikurshëm të tyre, do te ndodhë demontimi dhe detronizimi final politik i tyre. Prandaj Çairi është bërë therrë në sytë e tyre dhe target në çdo sulm që ndërmarrin!

E, sa i përket aleancave të BDI me SHBA dhe BE, vetëm do të pyes:

Kur për herë të fundit ndonjë ambasador apo përfaqësues i shteteve aleate- Amerikës apo BE-së, ka takuar ndonjë zyrtar te BDI-së?! Nuk mbahet mend pra! Siç kam thënë, nga BDI po ikin të gjithë, e së fundi edhe ambasadorët e huaj, sepse në Maqedoni te veriut sot korrupsioni dhe hajnia ka një emër- quhet BDI në Qeveri!

Mjafton qe te lexoni raportin e djeshëm të Freedom House- organizatë amerikane- i cili ashpër kritikon përzierjen e politikës në gjyqësor, zgjedhjen e prokurorëve me ndikim të politikës, apo ndryshimet e Kodit penal me qëllim që ti shpëtojnë nga burgu Gruevskin, Mijallkovin dhe shokët e tyre të moçëm. Nëse ky raport nuk ju mjafton, atëherë lexoni anketën e sotme të EUROTHINK, e cila konstaton se institucionet me besimin më të ulët në shtet janë pikërisht, Prokuroria dhe Gjyqësori!

Të dashur banorë të Çairit, dita e zgjedhjeve po afron. Çairi gjithmonë ka ditur të radhitet në anën e drejtë të zhvillimeve politike të shqiptarëve të Maqedonisë së veriut. Këtë pjekuri politike, përmes votës, në ditën e zgjedhjeve do ta marrin si mesazh edhe Gebelsi i BDI-së bashkë me megafonët dhe piunët e tij. Deri atëhere, ruani qetësine dhe kini durim – ia VLEN”, ka shkruar Mexhiti.