Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, para takimit me Albin Kurtin në Prishtinë tha se fillimisht po bisedohet për koalicion brenda partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas zgjedhjeve do të diskutojnë për koalicion me partitë maqedonase, shkruan TV21. Mexhiti tha se VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit është bashkë me LSDM-në dhe Ali Ahmetin.
“T’i fitojmë zgjedhjet, mandej do të ulemi me palën maqedone. Gazetari: Nuk e përjashtoni VMRO-në? Kur themi me VMRO-në, me cilën VMRO, VMRO-ja e Gruevskit është me Ali Ahmetin dhe me LSDM-në, ndërsa VMRO-ja e Mickoskit është parti e re, që ka problem me ndryshimin e Kushtetutës, por ne prioritet mbi prioritete e kemi integrimin e vendit në NATO dhe në Unionin Europian, ashtu siç kemi kontribuar në të kaluarën, do të kontribuojmë”, pohoi Mexhiti.