Mexhiti: Z. Ahmeti, ti hapim disa pyetje

Izet Mexhiti

Sot dëgjuam lajmin e madh se në Maqedoni paska hyrë Rusia. Por, kush ia hapi portën?

Z. Ahmeti, ti hapim disa pyetje:
– Kush po lejon që paratë e pista ruse të shprlahen përmes kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut, duke qenë ministri i financave kuadër i BDI-së?
– Kush po lejon dhe inkurajon hapjen e kazinove me kapital sërbo-rus në Maqedoni, duke pasë drejtorin e Llotararisë së Maqedonisë kuadër të BDI-së?
– Kush po lejon hyrjen e gasit dhe naftës ruse duke pasë resoret ekonomike kuadro të BDI-së?
– Kush po lejon funkcionimin e bankës ruse në Maqedoni duke pasë Parlamentin dhe institucionet udhëhequr nga BDI?
– Kush po lejon dhe inkurajon investime ruse në çdo sferë në Maqedoni duke pasë gjithë resoret ekonomike me kuadro të BDI-së?
– Kush lejoi që media të dyshimta pro-ruse të financohen nga fonde ruse, duke pasë struktura të BDI-së në çdo agjenci të zbulimit?
– Kush ftoi ministrin e jashtëm Llavrov në Shkup kur asnjë shtet perëndimor nuk e pranon, duke pasë ministrin e jashtëm kuadër të BDI-së?

Z. Ahmeti, a nuk është pak vonë të bëhen këto konstatime, kur ke pasë në dorë shumë mehanizma për të parandaluar që Ariu polar të hyjë kaq thellë?

Z. Ahmeti, ndikimi i Rusisë do të largohet atëherë kur të largohet elementi nostalgjik për Rusinë, sidomos brenda kampit politik shqiptar