Mickoski mesazh funksionarëve të BDI-së: Është mirë ta gjejnë ku është Idrizova në google maps

Në aplikacionin google maps e kam gjetur Reçicën e Vogël, por do të shihet më vonë se si do të funksionojë dhe nëse do të duhet ata ta kërkojnë Idrizovën. Këtë e deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe deklaratave se duhet ta gjej adresën për në Reçicë të Vogël për të formuar Qeverinë.
Mickoski poashtu ka thënë se është në bisedime me liderët e VLEN-it, për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Logjika thotë se koalicionin e ardhshëm duhet ta bëjnë, “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicionin “VLEN”. Ne do të dëshironin një qeveri më stabile me 2/3 e deputetëve. Kështu që bashkimi do të jetë imperativi ynë”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se me BDI-në nuk e kanë ndërmend të jenë në Qeveri.

Mickoski tha se nuk duhet të nëncomohet votuesit shqiptarë dhe se u shpreh i bindur se ata do të japin votën edhe për koalicionin e tyre por edhe për VLEN-in.