“Miniera” e Driton Kukës, katër medalje në Kampionatin Evropian

Ekipi i Kosovës ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

“Ushtria” e Driton Kukës fitoi katër medalje nga kjo garë.

Distria Krasniqi dje e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike ishte fantastike, duke shënuar fitore të njëpasnjëshme, ndërsa u ndal në finale nga francezja Amandine Buchard.

Medalje dje fitoi edhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, që u stolis me të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo e mundi gjermanen Seija Ballhaus në luftë për vendin e tretë.