Misioni i NASA-s për zbarkimin e astronautëve në Hënë është shtyrë për në shtator të vitit 2026.
Siç raporton NASA, kjo vonesë e misionit do të shfrytëzohet në zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë.Astronautët do të ktheheshin përsëri në sipërfaqen e Hënës në vitin 2025, në kuadër të misionit të NASA-s, Artemis III.
Në thelb, agjencia amerikane ende nuk është gati për ta bërë këtë.
“Ne nuk do të udhëtojmë derisa të jemi gati”, deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson, duke njoftuar shtyrjen e misionit.
NASA gjithashtu ka shtyrë edhe misionin Artemis II. Ky mision që do të realizohej në fund të vitit 2024 parashihte zbarkimin e katër astronautëve në orbitën e Hënës, por jo edhe zbarkimin e tyre në sipërfaqen hënore. Misioni tani është shtyrë për vitin 2025.
https://youtu.be/UO6ZCuQIfJU