Monza “kafshatë” e lehtë për Milanin

Skuadra e Milanit i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Pas humbjes nga Atalanta, kuqezinjët sot fituan në ”San Siro” ndaj Monzas, me rezultat 3-0.

Tijjami Rejinders hapi serinë e golave në minutën e 3-të.

Golin e dytë të ndeshjes e shënoi mbrojtësi 18-vjeçar, Jan-Carlo Simic, i cili debutoi pikërisht ndaj Monzas.

Golin e sigurisë për shtatë herë kampionin evropian e shënoi Noah Okafor në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e tretë në tabelë, me 32 pikë, gjashtë më pak se Interi që është lider.

Në anën tjetër Monza renditet në vendin e 11të, me 21 pikë.