Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina të caktuara. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë paradite me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.