“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” – rrëfimi shokues i Bastian Schweinsteiger

Bastian Schweinsteiger kishte një udhëtim me ulje-ngritje te Manchester United, me gjermanin që kishte lënë klubin e tij të fëmijërisë Bayern Munich për t’u bashkuar me Djajtë e Kuq në vitin 2015.

I cilësuar si një nga lojtarët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave, mesfushori ishte në vitet e fundit të karrierës kur bëri kalimin në futbollin anglez.

Sezoni i tij i parë në Old Trafford ishte i fortë pasi ai luajti 18 ndeshje në Ligën Premier nën drejtimin e Louis van Gaal gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Fatkeqësisht, lëndimi pengoi gjysmën e dytë të sezonit dhe ai humbi një udhëtim në Wembley, ku Djajtë e Kuq fituan FA Kupën në ndeshjen e fundit të Van Gaal në krye.

Schweinsteiger do të haste shumicën e problemeve të tij në klub, pasi Jose Mourinho u emërua si pasardhësi i holandezit. Portugezi njihet si një personalitet i madh dhe shumë i vendosur në bindjet e tij, dhe kjo nuk ndryshonte pa marr parasysh se me kë kishte të bënte.

Vendimi për të sjellë ish-trajnerin e Real Madrid dhe Chelsea do të ishte fillimi i fundit për Schweinsteiger. Pas shumë vitesh ai ka vendosur të flas për atë se çfarë  ndodhi mes tij dhe Mourinhos.

Duke folur me Gary Neville në The Overlap , 39-vjeçari tregoi në detaje rreth kohës së tij në Man United, edhe momentin kur atij i ishte ndaluar të futej në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë.

Ai shprehu emocionin që kishte pas kthimit në klubin e tij pasi arriti në gjysmëfinalen e Euro 2016 në verë me vendin e tij, duke thënë: “Kur mbërrita në ditën e parë, u stërvita me Zlatan Ibrahimovic dhe mendova se ishte e mrekullueshme. Lojtar që ka vizion dhe është mrekulli të luash me të”.

“Të nesërmen, në ditëlindjen time, kur hyra në Carrington, John Murtough ishte aty dhe tha se nuk më lejohet të hyja në dhomën e zhveshjes, trajneri kishte thënë kështu. Asnjë paralajmërim, asgjë”.

Neville reagoi me një vështrim mosbesimi se një profesionist me përvojë do të trajtohej në një mënyrë të tillë. Kur ai e pyeti nëse kishte një arsye të dhënë në atë kohë, gjermani u përgjigj: “Nuk e di (përse më tha). Shkova në dhomën e zhveshjes së të rinjve dhe u stërvit me të rinjtë nën 16-vjeç”.

Pra, veteranit jo vetëm që iu ndalua hyrja në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë, por as nuk u lejua të merrte pjesë as në stërvitje me bashkëlojtarët e tij dhe përkundrazi u detyrua të stërvitej me ekipin e të rinjve.

Pas kësaj Schweinsteigerit iu desh t’i kërkonte Murtough t’i sillte këpucët sportive dhe pajisjet e tij të stërvitjes nga vendi ky i mbante.

Ai tregoi se kishte një takim me Mourinhon, ku portugezi  i tregoi se pse e kishte marr këtë vendim.

“Ai më tha se nuk ishte i lumtur të më shihte në Manchester United, sepse kur pata dëmtimin tim, bëra të siç kam bërë gjithmonë, rehabilitimi e bëra me mjekë gjermanë, duke kaluar kohë në Gjermani”, tregon ish ylli gjerman i futbollit.

Schweinsteiger shpjegoi se ai nuk mori një falje derisa vendosi të largohej nga klubi, duke treguar sërish bisedën që kishte me Mourinhon.

“Hera e parë që dikush kërkoi falje ishte kur vendosa të largohesha nga Manchester United për në Amerikë dhe e pyeta Josen nëse mund ta bëja këtë. Ai më pas kërkoi falje për mënyrën se si më trajtoi në fillim dhe u desh të më linte të shkoja sepse nuk mund të thoshte jo në atë moment”, përfundoi Schweinsteiger rrëfimin e tij për momentet me trajnerin portugez.

Edhe Mourinho vite më parë e kishte pranuar se kishte gabuar me mënyrën se si e kishte trajtuar gjermanin.

Lëvizja e tij te Chicago Fire erdhi në mars të 2017 dhe kjo mbylli periudhën dyvjeçare të gjermanit në Ligën Premier, ndërsa në vitin 2019 ai e mbylli karrierën.