Një tërmet me magnitudë prej 2.3 shkallëve Rihter është regjistruar herët në mëngjes në orën 03:26, përcjell TV21. Epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në veriperëndim të Shkupit, respektivisht në territorin e Kosovës, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko shkencor në Shkup. Tërmeti është ndjerë nga popullata në rrethinën e qytetit të Shkupit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.