Ndotja e ajrit: Shkupi në top 10 – qyteti i Shkupit përgënjeshtron!

Sipas Platformës IQ AIR, Shkupi u gjet në vendin e pestë në qyteteve më të ndotura në Evropë, përcjell KlanM. Me indeks të cilësisë së ajrit prej 161, ndotja e ajrit në Shkup, ishte cilësuar si e dëmshme për shëndetin, kurse në në nivel të kryeqendrave evropiane ajër më të ndotur se Shkupi ishte regjistruar në Sarajevë.

Por, ndryshe mendojnë nga Qyteti i Shkupit. Sipas tyre, para se të plasohen tituj senzacional duhet të konfirmohen.

“Shërbimi botëror i monitorimit “ËAQI”, i cili në kohë reale tregon të dhënat për nivelin e ndotjes së të gjitha qyteteve të botës, tregon qartë se Shkupi nuk është më i ndotur as në Maqedoni, e jo në botë. E njëjta konfirmohet edhe në stacionet kombëtare të matjes së cilësisë së ajrit. Si qytete më të ndotura në Maqedoni në 48 orët e fundit janë Kavadari, Strumica dhe Tetova”, thonë nga qyteti i Shkupit.

Zyrtarët e komunitetit energjetik kanë paralajmëruar Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën se tashmë pesë vite shkelin rregullat, me të cilët u obliguan që ta kufizojnë ndotjen e ajrit dhe ambientit jetësor përmes termocentraleve.

Nga ana tjetër, nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike kanë njoftuar se në rajonin e Shkupit do të ketë paraqitje të mjegullës së dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të ditës. Reshje lokale të shiut priten gjatë fundjavës./KlanMacedonia