Eurokomisioneri për drejtësi, Didie Rejnders gjatë qëndrimit në Shkup u përplasi fytyrës të vërtetën për ndryshimet në Kodin Penal. Rejnders tha se BE-a dhe Komisioni Evropian janë të shqetësuar se si Qeveria arriti ta miratojë një reformë të tillë pa u konsultuar aspak me Komisionin Evropian madje duke keqpërdorur flamurin e BE-së.
“E para punës neve u befasuam nga ndryshimet e sjella në mungesë të debatit efektiv dhe konsultimeve për një reformë të tillë. Para sjelljes së çdo ndryshimi, potencoj se është shumë me rëndësi që të ketë shkëmbim mendimesh me Komisionin Evropian si fillim. Qëndrimi i jonë si vende anëtare nuk mund të jetë i përmbajtur ndaj sjelljes së ligjeve me flamurin e BE-së në procedurë të shpejtë. Çështja e ndryshimeve, pasojat, efekti ndaj lëndëve dhe gjithçka tjetër do të jetë temë diskutimi edhe në takimet bilaterale. Neve jemi të shqetësuar për ndjekjet penale dhe duam garancitë se nuk do të mbeten anash gjykimet për rastet e korrupsionit nga profili i lartë si këto që pamë muajve të fundit”, tha Didie Rejnders, Eurokomisioner për drejtësi.
Rejnders kritika adresoi edhe për zhvillimet e muajve të fundit në Këshillin Gjyqësor dhe mos veprimet e tyre në përputhje me rekomandimet e dala nga raporti i Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit. Cila do ta jetë përmbajtja e raportit, Rejnders me ironi tha se duhet të prisni edhe ca muaj derisa ai të jetë gati.
“Ato ndryshime që u bënë në Këshillin Gjyqësor është me rëndësi të potencohet se duhet sigurohet një proces i mirë i ndryshimit bazuar në rekomandimet që i japim në sferën e sundimit të ligjit bashkë me vendet anëtare”, u shpreh Didie Rejnders, Eurokomisioner për drejtësi.
Këto deklarata Rejnders i bëri krah ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga i cili në arsyetimin e tij kundër pasojave që po tregon Kodi i ri Penal ndaj lëndëve gjyqësore u mbrojt me faktin se nuk ka nënshkruar ndryshimet e propozuara dhe se kur teksti është dorëzuar në Kuvend ai ka qenë në vizitë jashtë vendit./alsat.mk