Neymar e ndihmon Alvesin, i cili ndodhet në burg

Dani Alves është i ndaluar në burgun Brians 2 në Barcelonë që nga 20 janari i vitit të kaluar me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare.

Në lidhje me këtë rast, Alves është dërguar në gjyq, i cili fillon më 5 shkurt.

Kërkesa e viktimës është 150 mijë euro dëmshpërblim për dëmin fizik dhe psikologjik.

Sipas mediave braziliane, Dani Alves i ka kërkuar ndihmë mikut dhe ish-shokut të skuadrës Neymar.

Braziliani i ka dhuruar 150,000 euro dhe Alves ia ka besuar mbrojtjen e tij ligjore Gustavo Xistos, një avokat i besuar i kompanive të babait të “O Ney”.