Nga Rrahmani te Rashica e Topalli, vlerësimet e futbollistëve shqiptar nëpër botë

Ka përfunduar një tjetër javë me mjaft sukses për futbollistët shqiptarë nëpër botë.

Golat e asistimet nuk kanë munguar edhe këtë fundjavë nga futbollistët kosovarë që po vazhdojnë shkëlqimin në kampionatet e ndryshëm evropianë.

Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore sjell top pesë futbollistët kosovarë me notat më të larta këtë vikend.

Paraqitje fantastike ka pasur edhe sulmuesi i ri Shkëlqim Vladi që realizoi një gol për Luganon në përballjen ndaj Luzernit dhe mori notën 7,9.

Albion Rrahmani ka qenë i jashtëzakonshëm në derbin ndaj Dinamo Bucurestrit, duke shënuar dy gola në fitoren e Rapidit dhe mori notën 8,1

Me notë të lartë 7,6 është vlerësuar edhe Jetmir Topalli që për 17 minuta sa luajti për Manisën shënoi një gol në fitoren 4-0.

Fantastik ishte edhe Milot Rashica në fitoren e Besiktas 2-0 ndaj Sivasporit duke realizuar një gol dhe duke marrë notën 7,6.

Donis Avdijaj realizoi sërish gol për skuadrën e tij TSV Hartberg dhe mori notën 7,4. /Telegrafi/