Nuredini pyetje publike Osmanit: A ke marë pjesë në protestën në sheshin e Shkupit në vitin 2001 kundër UÇK-së

Azbi Nuredinin komandant i logjistikës së brigadës 115 të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare njëherit dhe afarist me pyetje publike për kandidatin e “Frontit Evropian” Bujar Osmani të cilën e ka publikuar në profilin e tij të rrjetit social facebook, transmeton bashkë.tv

Postimi i plotë

“Pyetje publike për kandidatin për president Bujar Osmani:
A ke marë pjesë në protestën në sheshin e Shkupit në vitin 2001 kundër UÇK-së, me flamura të bardhë, bashkë me Menduh Thaçin, ku parolla kryesore ishte NE JEMI PACIFISTË, UÇK-ja TERRORISTË?” tha Azbi Nuredini