Pas 7 janarit i ftohti polar në Ballkan, temperaturat do bien deri nën -20gradë

Moti me periudha të diellit dhe temperatura mesatare do të vijoj deri më 7 janar në Maqedoninë e Veriut, por edhe në pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa pas kësaj periudhe pritet një valë polare nga Arktiku me reshje bore.

Këto janë parashikimet e meteorologjut të njohur nga Meteorologjia e Shkupit, Sllavço Popovski, përcjell INA.

Sipas tij, një ciklon i fortë do të formohet mbi Adriatik gjatë periudhës së fundjavës, duke sjellë reshje shiu dhe më pas borë në rajon. Në të njejtën kohë nga Arktiku do të vjen një valë e të ftohtit, që do të ndikojë në rënien e temperaturave, në disa zona deri në -15 dhe -20 gradë celsius. Kjo valë do të përfshijë gjithë Evropën, por edhe Ballkanin.