Viti 1980 shënjon edhe epokën e guximit në pjesën e mobilimit të brendshëm
Në të gjithë botën, dizajnerët “përqafuan” tonet e forta, sipërfaqet me reliev, mobiliet prej druri dhe gjithë gamën e prurjeve për një dizajn unik dhe të veçantë.
Pesë trende retro duket se janë rikthyer këtë vit për të qëndruar gjatë dhe për të dominuar stilin e ambienteve tuaja të brendshme.
1. Dizajn minimalist
Aty ku minimalizmi është kampion i dizajnit jo shumë të guximshëm, filozofia e maksimalizmit është e kundërta. Pra, ngjyra të forta, letër murale me motive dhe detaje që bien në sy, tekstura të dallueshme në mobilie etj.
2. Motivet e luleve
Lulet janë gjithnjë një qasje e rafinuar, sidomos kur vjen puna tek mobilimi i brendshëm. Një ambient që duket si i “gjallë”, që të kujton botën natyrale të luleve mes ngjyrave dhe detajeve të materializuara në divane apo perde janë qasja që ju duhet.
3. Dritare të mëdha prej xhami
Prioritet i stilit të mobilimit këtë vit është drita natyrale që futet nga dritaret e mëdha dhe reflektohet në ambientet e brendshme. Sipërfaqet që “preken” nga drita dhe dritaret që janë të pozicionuara në pjesën e kuzhinës dhe lavamanit kthehen në një kënd të veçantë dhe të preferuar të shtëpisë.
4. Nuancat e tokës
Tonet e kafesë mund të shihen kudo këtë vit, në qilima, mobilie, perde dhe mure. Një ngjyrë e ftohtë, por që jep idenë e kontaktin me botën natyrale dhe toka me nuancat e kafesë është një prej tyre, citon Anabel.
5. Forma rrethore
Përpara se linjat e drejta dhe format këndore të dominojnë në mobilimin e brendshëm, bëhuni gati që gjatë 2024-ës të shihni më shumë forma rrethore të aplikuara në abazhurë, vazo lulesh etj. Linjat e lakuara dhe ato rrethore japin një gjendje relaksi mendore dhe fizike.