Profesori i matematikës nga fshati Opajë i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka prezantuar një prurje të re në parti.

“Lëvizjes Demokratike sot iu bashkangjit Arbnor Murtezi nga fshati Opajë, komuna e Likovës. Arbnori është profesor i lëndës së Matematikës, i cili poashtu dallohet për profesionalizmin e tij në punën që bën.

Kyqja e tij në Lëvizjen Demokratike do të jetë frymëzim për shoqërinë, duke ndërtuar ura të reja të komunikimit dhe ide inovative në interes të shoqërisë në rajonin nga ku ai vjen. Lëvizjes Demokratike çdo ditë e më shumë po i bashkangjiten anëtarë të rinj të cilët e shohin shpresën dhe veten në Lëvizjen Demokratike, të cilët duan të jenë pjesë e Ndryshimit.

NDRYSHIMI PO VJEN! VAZHDOJMË!”, ka shkruar Mexhiti.