Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BNJVL nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, Ganiu: Akt historik sepse ndodh pas 21 vitesh

Visar Ganiu – Kryetar i Komunës Çair:

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BNJVL nënshkruan Memorandum bashkëpunimi dhe ky akt lirisht mund të quhet historik sepse ndodh pas 21 vitesh.

 

✍️ Me nënshkrimin e këtij Memorandumi për Bashkëpunim, ne po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet midis pushtetit vendor dhe atij qendror, një hap të cilin e kemi pritur prej shumë vitesh.

☝️ Ky memorandum pasqyron përkushtimin e ri dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të kahmotshme që janë përballl komunave tona.

 

📝 Me këtë dokument, Qeveria dhe BNJVL së bashku shprehin pajtueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të zbatuar një vëllim më të madh të decentralizimit të pushtetit.