Qoku: Lëvizja Vetëvendosje, shtylla e katërt e opozitës shqiptare në Maqedoni

Këshilltari i kreu Albin Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku sot tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Qoku tha se do të kontribuojnë për ndryshim politik në Maqedoninë e Veriut, bashkë me Lëvizjes Demokratike, Alternativën dhe Lëvizjen Besa.

https://www.facebook.com/watch/?v=1039200130584885

“Unë sot jam këtu për të inicuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, theksoi mes tjerash Qoku./tv21.tv