Reagime të ashpra në rrjetet sociale: Jemi tradhëtuar nga Ali Ahmeti

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur kundër liderit të Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, i cili në të ashtuquajturën Front Europian, nënshkroi marrëveshje me “armiqtë” historik të tij e në veçanti me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, emër që në çdo fushatë ka vrerur dhe gjykuar pamëshirshëm Ahmetin e BDI-së.

“Kemi vuajtur për benefitin tënd, që e shijon nga viti 2008…
se çka me vuajtjet tona individuale nga ai tmerr i asaj fushate zgjedhore…
Unë nuk mund të votoj një lider si ky, që qëllim ka interesin personal”

Mllefosur është shprehur Islam Xheladini, ish ushtar i UÇK-së, i cili ngre gishtin ndaj Ali Ahmetit, duke kërkuar llogari për “padrejtësinë” që ua ka bërë simpatizantëve të tij të cilët dhanë gjithçka për idealin e kësaj partie.

Fronti Evropian çuditërisht ka ulur shpatat e “armiqëve” politik të cilët në dekada kanë sulmuar dhe gjykuar njëri-tjetrin!