Real Madridi dyshon se gjyqtarët e La Ligës po favorizojnë Barcelonën

Real Madridi është plot dyshime se gjyqtarët në La Liga po favorizojnë Barcelonën me vendimmarrjen e tyre, sipas asaj raporton AS.

Klubi madrilen është aq i bindur në këtë perspektivë saqë vazhdimisht shfaq çdo gabim të perceptuar të arbitrit në ndeshjet e skuadrës katalunase në kanalin e tyre televiziv zyrtar – RMTV.

Një rast i tillë ishte ndeshja kundër Osasunas që u zhvillua të dielën e javës që shkoi.

Real Madrid beson se penalltia për një faull të supozuar ndaj Robert Lewandowskit ishte skandaloze.

Ata gjithashtu kanë theksuar golin e Jules Kounde në lojë duke pretenduar se duhet të kishte pasur një faull kundër francezit për një shtytje në ngritje.

Ndërkohë, madrilenët besojnë se e merituan një penallti në humbjen 2-1 ndaj Getafes, por faulli ‘e qartë’ ndaj Jude Bellingham nuk u dha. /Telegrafi/