Rey Manaj është tjetër nivel, shënon gol të çmendur nga gjuajtja e lirë në Turqi

Asnjë sulmues shqiptar nuk ka bërë më mirë se ai deri më tani në asnjë kampionat ku luajnë.

Rey Manaj është tjetër nivel këtë edicion, pasi nuk ndalet duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje me fanellën e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në sfidën Sivasspor – Alanyaspor, dhe për të ishte goli i 15-të në elitën e futbollit turk.