Shaqiri: “Më mirë mos qofsha” se sa të harroj çdo vuajtje dhe padrejtësi ndaj nënave shqiptare! (Foto)

Rijad Shaqiri

Sot shënon 12 vjet nga arrestimet e rënda dhe të padrejta në rastin “Monstra”, ku një grua e pazëvendësueshme dhe e dashur për vendin tonë fshatin Hotël të Kumanovës, nëna e mikut tim të ngushtë, e ndjera Feride Bilalli, u trajtua me një mizori të paparë. Si një nënë e përkushtuar dhe një grua e zellshme, Feridja u akuzua padrejtësisht dhe u torturua nën pretekstin e sigurisë si terroriste, duke pësuar një trajtim makabër vetëm për faktin që mbante një mbulesë. Në atë natë të errët, rreth orës dy të mëngjesit, keqtrajtime deri në alivanosje, pasi u përball me akte të pamëshirshme dhune nga ata që ishin të betuar të mbrojnë dhe të shërbejnë.

Si kandidat për deputet, jap fjalën time të nderit që të angazhohem pa kushte për të sjellë para drejtësisë ata që kanë kryer këto krime të tmerrshme. Asnjë përlotje, dhimbje, apo vuajtje e Ferides dhe familjes së saj nuk do të mbetet pa u dëgjuar. Ne duhet dhe do të kërkojmë llogari, për të siguruar që asnjë familje tjetër të mos pësojë njësoj.
Të qoftë i lehtë dheu, nëna Feride. Përkujtimi yt nuk do të shuhet, dhe lufta për drejtësi sapo ka filluar. Unë do të jem këtu për të luftuar krah jush popull i dashur. Ose ndryshe thënë “Më mirë mos qofsha” se sa të harroj çdo vuajtje dhe padrejtësi ndaj nënave shqiptare!