SHBA-ja kthehet në Hënë për herë të parë pas 52 vjetësh

Një kompani amerikane ka arritur të shkruajë historinë duke u bërë e para komerciale që arrin të ulë robotin e saj në Hënë, raporton BBC.

Kompania me bazë në Houston, “Intuitive Machines” ka ulur robotin e saj Odisenë afër polit jugor të Hënës.

Ky është moment i rëndësishëm, jo vetëm për hulumtimin komercial të hapësirës, por edhe për programin amerikan të hapësirës në përgjithësi.

“Intuitive Machines” ka thyer mungesën e SHBA-së për më shumë se gjysmëshekulli në sipërfaqen e Hënës.

Ishte misioni Apollo i vitit 1972 qëkur një pajisje harduerike amerikane preku sipërfaqen hënore.

“SHBA-ja është kthyer në Hënë”, ka thënë Bill Nelson, administrator i NASA-s. “Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani private – kompani amerikane – ka nisur udhëtimin këtu. Sot është dita që tregon fuqinë e partneritetit komercial të NASA-s”, ka shtuar ai.