“Shota”, automjeti i parë i blinduar ushtarak shqiptar

Shqipëria po bëhet me automjetin e parë të blinduar ushtarak.Shqipëria po bëhet me automjetin e parë të blinduar ushtarak.

Kompania e cila do ta prodhojë këtë automjet, e ka prezantuar prototipin e parë të kësaj makinerie.

Prodhimi i këtij automjeti ushtarak, ishte paralajmëruar javë më parë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Timak”, e cila që eksporton makina në 20 shtete të botës, në prezantimin e prototipit në një video në Facebook, bëri të ditur se emri i kësaj makine do të jetë “Shota”.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare “SHOTA”, mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, bëri të ditur kjo kompani.