“Shumë para po zhduken nga futbolli faji i tyre” – Infantino i hap luftë menaxherëve dhe ndërmjetësve në futboll

FIFA është e bindur se menaxherët dhe ndërmjetësit po i shkaktojnë probleme serioze futbollit, duke kërkuar që komisionet 

Përmes presidentit të saj, Gianni Infantino, qeveria e futbollit botëror ka njoftuar se do të luftojë kundër tyre për komisionet që i marrin nga futbolli.

“Javën e kaluar u njoftua se klubet e Ligës Premier shpenzuan pothuajse 500 milionë euro për komisione për menaxherët dhe ndërmjetësit nga 1 shkurti 2023 deri më 1 shkurt 2024. Shumica e këtyre parave po largohen nga futbolli”.

“Në të njëjtën periudhë, klubet angleze paguanin më pak se 30 milionë euro për klubet që zhvillonin lojtarë”.

“Kompensimi dhe pagesat e solidaritetit janë të mandatuara nga rregulloret e FIFA-s dhe janë jetike për mijëra klube më pak të privilegjuara, që luftojnë për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme dhe për këtë arsye janë thelbësore për zhvillimin, stërvitjen dhe mundësitë e lojtarëve të rinj në mbarë botën”.

“Në FIFA, ne po përpiqemi të zbatojmë rregulla të qarta dhe të drejta për sistemin e transferimeve, duke përfshirë rregulloret për agjentët, në interes të transparencës, llogaridhënies dhe rishpërndarjes më të mirë në të gjitha nivelet e futbollit”.

“Për shkak të kësaj, ne u paditëm nga disa agjentë, por FIFA do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj në gjykatë”.

“U bëj thirrje qeverive dhe ligjvënësve të bashkohen me ne dhe të marrin një rol aktiv për të siguruar që fondet e transferimit të mbahen brenda futbollit dhe të ndahen me klubet në mbarë botën, pasi ato janë absolutisht thelbësore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të futbollistëve”, ka thënë Infantino.

Me këtë deklaratë, Infantino e bën të qartë se nuk do të tremben nga paditë e menaxherëve dhe ndërmjetësve, që i konsiderojnë rregulloret e FIFA-s të padrejta ndaj punës së tyre, dhe u bën thirrje qeverive të botës t’i ndihmojnë në këtë detyrë.

Synimi është që operacionet e transferimeve të mos mbyllen me shifra kaq të tepruara komisionesh dhe, në vend të kësaj, ato para të shkojnë për klubet që kanë zhvilluar lojtarët.