Përdoruesit e telefonave inteligjentë të brendit Apple mund ta dinë se si qëndron shëndeti i baterisë së iPhone-it të tyre me hapa shumë të thjeshtë.
Megjithatë, në rast se dyshoni për probleme me jetëgjatësinë e baterisë në iPhone-in tuaj ju mund ta kontrolloni shumë lehtë këtë për shkak të kapacitetit softuerik që ofron sistemi iOS.
Në rast se blini telefon të ri çdo vit apo pas dy vjetësh, çështja e baterisë nuk do të jetë problem për ju.
Por si mund ta kontrolloni shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj, ja hapat që duhet të ndiqni. Për ta kontrolluar shëndetin e baterisë tek iPhone-i juaj hapni fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”; pasi të keni ndjekur këto hapa, kapaciteti aktual i baterisë tuaj do t’ju shfaqet në krye të dritares së re.
Për demonstrim më të lehtë, shikoni imazhin e mëposhtëm.