Snapchat po bëhet me veçori të reja me teknologji të Inteligjencës Artificiale.
Aplikacioni i mesazheve tani ka lansuar veçorinë për abonentët e Snapchat Plus, të cilët me anë të një opsioni në platformë mund të krijojnë imazhe nga teksti dhe t’ua dërgojnë miqve të tyre, transmeton Telegrafi.
Ata që paguajnë abonimin prej 3.99 dollarë në Snapchat mund ta përdorin këtë veçori.
Abonentët e Snapchat Plus mund të krijojnë imazhe nga teksti dhe t’i dërgojnë këto imazhe tek miqtë e tyre.
Në opsionin e gjenerimit të këtyre imazheve mund t’u shfaqen edhe disa opsione të gatshme të cilat mund t’i gjeneroni.
Gjenerimi i imazheve nga teksti është një teknologji mjaft e popullarizuar, të cilën e kemi parë fillimisht nga DALL-E i OpenAI.
Tani, me dhjetëra uebfaqe dizajni e kanë implementuar këtë teknologji.