Spanja fiton edicionin e parë të Ligës së Kombëve për femra – VIDEO

Tjetër triumf historik për Spanjën e femrave, me ekipin e “La Roja” që fiton edicionin e parë të Ligës së Kombeve për femra, ndërsa mposhti me rezultatin 2-0 Francën në finale.

Spanja dominoi ndeshjen finale ndaj Francës, ndërsa zhbllokoi takimin në minutën e 32’-të, me fituesen e “Topit të Artë”, Bonmati që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Karmona. Goli i dytë u realizua në minutën e 53’-të, me Kaldentej që dyfishoi avantazhin e ekipit të Montserrat si dhe vulosi këtë finale.

Pas triumfit 2-0 ndaj Francës në finalen e edicionit të parë të Ligës së Kombëve për femra, Spanja feston një tjetër moment historik, pasi në verën e 2023-shit fitoi edhe Kupën e Botës për femra. /abcnews/