Shtatë persona kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë, të dielën mbrëma në Skenderaj.
Siç njofton policia, viktimat kanë deklaruar se pesë nga shtatë personat që i kishin sulmuar, ishin të armatosur.
Policia është në kërkim të të dyshuarve.
“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.
Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, njofton policia. /Telegrafi/