Alsat, sjellë pamje të veturave të perfshira në aksidentin tragjik në afërsi të pikës kufitare në Tabanovc, të cilat ende janë në autostradë ku po ashtu rruga ende po vazhdon të jetë e bllokuar.
Në pamjet që ka siguruar Alsat, shihen dy vetura të cilat janë thuajse të shkatërruara në tërësi.
Sipas informacioneve të para jozyrtarë, në këtë aksident të rëndë janë përfshirë katër vetura, e po ashtu sipas informacioneve jozyrtare ka disa persona të lënduar rëndë./alsat.mk