Tani mund ta përdorësh iPhone-in pa duar fare

Ju mund të paguani faturën e kartës suaj të kreditit, të shfletoni mediat sociale dhe të lexoni recetat e gatimeve në iPhone tuaj pa e prekur kurrë ekranin.

Funksioni, i quajtur Voice Control, është një nga mjetet e aksesueshmërisë së iPhone dhe megjithëse Siri mund të kryejë shumë detyra pa duar, ka mënyra se si Kontrolli zanor mund të shkojë edhe më tej.

Apple i ka kushtuar vitet e fundit shumë vëmendje aksesueshmërisë, gjë që mund t’i bëjë telefonat e saj më të lehtë për t’u përdorur nga miliona njerëz që janë të verbër, ose me vështirësi në dëgjim, për shembull.

Ekziston një veçori që numëron aplikacionet e ndryshme të ekranit dhe më pas për të zgjedhur atë aplikacion që do, ose një pjesë të ekranit, shqiptoni numrin përkatës me zë të lartë. Duke thënë ‘Shfaq numrat’ pasi të aktivizohet Kontrolli zanor, do të shihni çdo pikë të klikueshme në ekran. Duke thënë numrin përkatës, mund të filloni klikimin pa duar.

Lëvizje automatike

Ka disa komanda të integruara në iPhone. Për shembull, mund të lëvizni në çdo drejtim thjesht duke thënë ‘Lëviz’ ose ‘Rrëshqit’, e ndjekur nga specifikimi ‘lart’, ‘poshtë’, ‘djathtas’ ose ‘majtas’.

Sidoqoftë, komandat nuk janë perfekte dhe ndonjëherë udhëzimet mund të dështojnë, duke ju lënë vënë në vështirësi. Sidoqoftë, ato shpesh funksionojnë si duhet.

Përdorime të ndryshme

Një arsye pse Voice Control është një veçori e dobishme është se është i personalizueshëm, duke i lejuar përdoruesit t`i përshtatin komandat sipas nevojave të tyre.

Për shembull, mund të bëni një voice të personalizuar që shkruan automatikisht fjalëkalimin tuaj. Në këtë mënyrë, nëse nuk jeni në gjendje të përdorni Face ID, mund ta zhbllokoni përsëri telefonin tuaj pa pasur nevojë të prekni numrat me dorë.

Si të aktivizoni kontrollin zanor

Shkoni te Cilësimet.

Lëvizni poshtë te Aksesueshmëria.

Zgjidhni Kontrollin e zërit.

Shtypni pikën lart djathtas për ta kthyer atë në të gjelbër.

Rekomandohet të lexoni udhëzuesin e kontrollit zanor, i cili është pikërisht poshtë pikës së gjelbër. Kjo do t’ju japë një bazë të fortë dhe për çdo gjë për të cilën jeni ende kurioz, mund të shtypni ‘Commands’ dhe të lexoni manualisht.

Kufizimet

Për të dërguar mesazhe është disi më e vështirë të përdorësh voice controller, pasi ndonjëherë i merr fjalët gabim. Këtu rekomandohet të përdorni duart.