Taravari: Kemi nevojë për Kushtetutë të re, që do ta ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha!

Arben Taravari nga VLEN, gjatë prezantimit të bartësve të listave të koalicionit dhe të programin “Plani 2030” në Tetovë premtoi se do të angazhohen për një Kushtetutë të re, përcjell TV21. Taravari tha se kjo Kushtetutë do të ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha.

“Do të fillojmë një debat më të madh dhe të ndërtojmë një konsensus më të gjere për një Kushtetutë të re të RMV-së, më demokratike, më moderne e cila do ta ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. Natyrisht do t’u garantohen të drejtat e plota edhe pakicave të tjera, sikur se janë turqit, vllehtë, romët, boshnjakët, bullgarët, kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët, sipas praktikave më të mira të shteteve të BE-së”, tha Taravari./tv21.tv

Taravari: Kemi nevojë për Kushtetutë të re, që do ta ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha!