Taravari: Ndryshimi i madh ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalon forcën e popullit!

Arben Taravari ka reaguar sërish pas publikimit të statusit të djeshëm. Ai thonë se ka pranuar qindra mijëra mesazhe dhe se, si asnjëherë më parë në jetën e tij politike nuk ka parë aq shumë njerëz që e duan ndryshimin.


Ja dhe postimi i tij i plotë:
Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!
E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme!


Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi I Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!
Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!


Martin Luther King Jr do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…
Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!
Me respekt e nderim për të gjithë!
Arben Taravari!