Taravari: Në gjithë botën ka migrim, por në Maqedoni ndodh eksodi

“Migrimi është fenomen global dhe nuk ndodh vetëm në Maqedoni, por në Maqedoni është eksod”.

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari në duelin presidencial në TV21 tha se arsyet kryesore se pse ikin të rinjtë jashtë vendit, janë arsimi, mossundimi i të drejtës dhe shëndetësia.

Sipas tij, këtë do ta parandalojë me metoda inovative, duke i angazhuar të rinjtë në fusha për të cilat edhe janë arsimuar.

“Gjithkund ka migrim, është e vërtetë, por në Maqedoni flasim për një shifër rreth 800 – 900 mijë dhe kjo në përqindje, paraqet 1/3 e popullatës që është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut”, tha Taravari.