Truku për pastrimin e frigoriferit ngrirës: Një gjë e vogël mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe akullin e grumbulluar

Ekziston një zgjidhje e thjeshtë

Shumica e amvisave që kanë hasur në këtë problem e dinë se sa i vështirë është pastrimi i akullit të grumbulluar në frigorifer me ngrirje të thellë.

Ky është zakonisht një tregues që pajisja juaj nuk po funksionon në mënyrën më të mirë.
Përpara se të thërrisni një riparues që do t’ju kërkojë shumë para për shërbimin ose të blini një frigorifer të ri, mund të provoni një truk të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Me këtë truk të shkëlqyeshëm, ju do të parandaloni përgjithmonë formimin e akullit në frigoriferin ngrirës tuaj – madje shumë lehtë.

Gjithçka që duhet të bëni është të lyeni me vaj muret, sirtarët dhe dhomën e frigoriferit tuaj ngrirës.

Do të keni një sipërfaqe të rrëshqitshme në të cilën akulli nuk do të mund të formohet fare.